Messi shënon 4 gola ndaj Eibar
Barcelona fiton 5-0, merr kreun e renditjes
Lionel Messi rikthehet fuqishëm si golashënues. Argjentinasi realizoi 4 gola në fitoren 5-0 të Barcelonës kundër Eibar.
Mesfushori u shfaq energjik që në minutat e para të takimit duke realizuar 3 herë në pjesën e parë.
Në minutën e ‘88, Messi shënoi të katërtin personal. Goli i fundit erdhi nga Artur.
Barcelona merr këtë fitore dhe në vendin e parë të renditjes shkon e qetë në përballjen ndaj Napolit në Champions.
Tv Klan