Jugosllavi, bombardimet e Natos – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nato ka bombarduar mbrëm përsëri godinën ku ishte selia e Partisë Socialiste në pushtet. Dy rraketa të shkrepura këtë herë kanë patur për objektiv një transmetues televiziv që kishte mbetur i padëmtuar nga bombardimi i mëparshëm dhe që trasmetonte program të kontrolluar nga regjimi.
Gjashtë shpërthime janë dëgjuar në mëngjesin e sotëm edhe në Prishtinë. Në aeroportin e Prishtinë, në zonën e Pejës dhe të Deçanit. Karakteristikë e sulmeve të fundit është se shumica e objekteve kanë qenë edhe më parë të bombarduara por që akoma kanë vazhduar të funksionojnë.
Pas goditjeve të mbrëmshme të antenave radiodifuzive, regjimi i Beogradit po përpiqet të transmetoj mesazhet e veta përmes kasetave në disa kanale private si dhe studio e Drashkoviçit. Ky i fundit ka paralajmëruar thirrjen e qytetarëve në protesta publike nëse Millosheviçi dhe ushtarakët e tij nuk heqin dorë nga kontrolli mbi këtë television./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe