Koncert për sportistët që nuk jetojnë – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ti kujtosh dhe për më tepër ti nderosh ata sportistë që nuk jetojnë më. Ky ishte mesazhi që dha koncerti i madh i organizuar në Teatrin e Operas e Baletit. Të ftuar të shumtë, personalitete të larta të sportit shqiptar, familjar, të gjithë patën rastin të ndjekin nga afër këtë koncert imazhi “Lamtumirë miqtë e mi”.
Në fillim ekspozimi i një ekspozite filatelike e më pas një minutë heshtje për të gjithë ata që nuk jetojnë më si dhe për viktimat në Kosovë. Pastaj me radhë të gjithë gjigandët e sportit kombëtar. Ata që ngritën në podiumet botërore flamurin kuq e zi. Një pafundësi emrash e kampionësh. Një kontribut i çmuar dhe i paharruar. Edhe njëherë Mirian Hakani i dhuron publikut kryeqytetas një tjetër spektakël në vazhdën e atyre që ka kryer deri tani.
Një koncert ky që pati si protagonist publikun. Imazhin e sportistëve që nuk jetojnë më dhe të artistëve që nuk munguan të jenë të pranishëm. Qirinjtë e ndezur në fillim ishin simbol i një epoke, i disa brezave që vetëm dhanë e pak morën./tvklan.al