Liqeni artificial në Tiranë rrezikon tharjen e tij (26 Prill 1999)


Liqeni artificial në Tiranë rrezikon tharjen e tij (26 Prill 1999)

11:15 26/04/1999

Liqeni Artificial mbetet pa ujë. Uji i tepërt në të që rrezikon përmbytjet thithet nga punonjësit e Gjelbërimit. Diga e Liqenit vazhdon të jetë mjaft problematike, mdje problemi që ajo sjell ka avancuar edhe më. Rreziku i shembjes së saj dhe frika e përmbytjeve masive në ditët e shirave ka bërë që punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit atë pjesë të ngritur nga puna e tyre ta boshatisin po vetë.

Është ulur me vetëdije në maksimum uji i liqenit të vetëm artificial në Tiranë. Dheu sa vjen dhe rrëshket më shumë në brendësi të qytetit dhe rruga që të çon tek kampingjet duket se shumë shpejt do të bllokohet nga dheu. Nuk do të ekzistojë më rruga e xhiros si dhe varkat nuk do të funksionojnë më. Gjithashtu dhe pjesa e vetme e mbetur pa ujë pas boshatisjes së pishinave nuk do të funskionojë më si një miniplazh për kryeqytetasit.

Tirana pavarësisht nga ndërtimet e bukura, çdo ditë i zhduken pamjet e rralla dhe kudo mbizotëron e përditshmja. Pra tani për tani zhduket i vetmi variant shplodhës në kodrat e liqenit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme