Shefi i Shtabit Gjenerali Henri Shelton takim me ministrin e Mbrojtjes Hajdaraga (30 Prill 1999)


Shefi i Shtabit Gjenerali Henri Shelton takim me ministrin e Mbrojtjes Hajdaraga (30 Prill 1999)

12:53 30/04/1999

Mbërriti sot në Shqipëri Komandanti i Shefave të Shtabeve të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Henri Shelton. Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i trupave amerikanë të NATO-s dhe trupave të tjera të dislokuara në vendin tonë. Gjenerali Shelton deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë ndihmën që Shqipëria ka dhënë e po jep për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ndër të tjera ai komunikoi opinionin e Presidentit të Amerikës, Bill Klinton dhënë gjatë një interviste televizive, për kontributin e madh që ky vend i vogël ballkanik po jep për përballimin e krizës. NATO, tha ai, është e vendosur të vazhdojë sulmet e saj deri në realizimin e objektivave të saj. Unë dhe populli im, përfundoi ai, e konsiderojmë popullin tuaj një mik të madh tonin.

Vizita juaj është një mesazh i qartë që i jepet Shqipërisë në këto momente për çeshtjen e Kosovës, theksoi Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, dhe falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për ndihmën e madhe që po japin për çeshtjen e Kosovës. Më pas Gjenerali Shelton inspektoi trupat amerikane të dislokuara në Rinas si dhe dha një konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko






Të ngjashme