Ministrja italiane Jervolino në Tiranë – (28 Prill 1999)


Ministrja italiane Jervolino në Tiranë – (28 Prill 1999)

13:59 28/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Italia i kërkon Shqipërisë të ndal trafikun e klandestinëve kosovarë. Delegacioni italian i kryesuar nga ministria e Brendshme Jervolino, ministrja e Punës Turko dhe e Shëndetësisë Bindi, i kanë ofruar kryeministrit Majko ndërtimin e kampingjeve në Vlorë për të penguar lëvizjen ilegale të refugjatëve kosovarë në drejtim të brigjeve italiane.

Çdo mbrëmje nga Vlora nisen 10-15 gomone me refugjatë. Numri i refugjatëve kosovarë të luftës në Itali ka arritur në 12 mijë vetë. Shumica gra pleq dhe fëmijë. Kryeministri Majko ka kërkuar bashkëpunimin e Italisë në përballimin e krizës humanitare dhe administrimin e kampingjeve.

Para gazetarëve ministrja e Brendshme Italiane Jervolino theksoi faktin që italia ka bërë të pamundur në këtë situatë jo vetëm në nivel shtetëror por edhe përsa i përketë angazhimit të vullnetarëve. Në pikat kufitare policia shqiptare duhet të tregohet e kujdesshme në kontrollin e refugjatëve për të penguar depërtimin e terroristëve.

Jervolino ka takuar edhe përfaqësuesit e misionit italian Ylberi dhe ka vizituar kampingjet e refugjatëve në Kukës dhe Kavajë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme