Ingrid Shuli për pallatet (13 Maj 1999)


Ingrid Shuli për pallatet (13 Maj 1999)

16:02 13/05/1999

Ka nisur ndërtimi i 1400 apartamenteve nëpërmjet kredisë greke prej 5 miliard dhrahmish. Në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët që kërkojnë strehim flet Ministrja e Punëve Publike dhe Transportit, Shuli.

Shuli: Ka disa kushte që janë përcaktuar në marrëveshjen midis dy palëve, palës shqiptare dhe palës greke. Dhe konkretisht do thoja që është 25 vjet është afati i shlyerjes së kredisë, duhet që të paguajnë 3 % kontribusit fillimisht në dorë, në kesh, ka dhe kushte të tjera natyrisht që duhet.

Gazetari: Përsa banorë bëhet fjalë në strehimin me këtë kredi?

Shuli: Rreth 1400 apartamente realizohen me 5 miliard dhrahmi. Ndarja është bërë nga pushtetet lokale dhe kanë përfituar kryesisht qytetet e mëdha, Tirana, Vlora, Durrësi, Fieri, Mallakastra, janë disa qytete./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme