Skënder Gjinushi intervistë për rezolutën (13 Maj 1999)


Skënder Gjinushi intervistë për rezolutën (13 Maj 1999)

16:22 13/05/1999

Flet Kryetari i Kuvendit, zoti Skënder Gjinushi për rezolutën.

Skënder Gjinushi: Kuptohet që ai që akuzon këtë rezolutë për proserbe do të thotë që i shërben Serbisë. Dhe nuk është më një çudi të ketë në politikën shqiptarë individë që bëjnë këtë lojë e bëjnë këtë politikë sepse ata bëhen shumë qesharake e veçanërisht Berisha kur thotë që të mbështesësh UÇK-në do të thotë të jesh pro Serbi. Dhe Kuvendi i Shqipërisë për herë të parë hapur deklaron mbështetjen e plotë ndaj të drejtës së popullit të Kosovës për rezistencë të armatosur sepse është UÇK-ja, është populli me armë që mbron popullsinë civile. Opinioni kupton shumë qartë se kush kërkon përçarje. Ne na vjen keq që ende ka kurajon Berisha apo ndonjë tjetër të punojë në drejtim të kundërt dhe në një situatë të tillë dramatike dhe historike për të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë çeshtjes shqiptare./tvklan.al






Të ngjashme