Arber Xhaferri intervistë (13 Maj 1999)


Arber Xhaferri intervistë (13 Maj 1999)

16:27 13/05/1999

Flet zoti Arbër Xhaferri.

Arber Xhaferri: Ne po e mbështesim atë që u arrit kur mendjet ishin të kthjellëta, kur situata ishte pak më relaksuar në të gjitha hapësirat tona. Qeveria Thaçi është konseguence është pasojë e asaj marrëveshje që u arrit atje dhe ne pikërisht për këtë e mbështesim jo për shkak të simpative për këtë grup apo për atë grup. Përsa i përket Presidentit Rugova them që u kriju një konfuzion i madh për shkak se objektivisht u kriju konfuzion i madh për shkak se me të janë të kënaqur ata që nuk janë të kënaqur as me vetveten. Ne duhet të kemi një seriozitet të madh në këtë situatë, t’i kemi qëllimet të qarta e të themi se çka kërkojnë shqiptarët. Shqiptarët aktualisht kanë një strumbullar, strumbullari i pamposhtur i shqiptarëve është Tirana. Në Tiranë duhet të mblidhen të gjithë./tvklan.al






Të ngjashme