Incidenti në Rinas – (29 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Diçka e rëndë ka ndodhur sot në qiejt shqiptar. Pas një gjëmimi të fortë të ndodhur mbi kryeqytet janë pezulluar deri në orën 15 e 30 të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit. Është bllokuar në aeroportin e Rinasit zonja Jervolino e cila deri në orën 10 me një helikopter të focave ushtarake italiane do të fluturonte drejt Vlorës për të marrë pjesë në përurimin e një kampi të ri për të ardhurit nga Kosova në këtë qytet.
Madje dhe avioni që do të sillte në shqipëri presidentin Mejdani është detyruar të shtyj zbritjen e tij pas disa rrotullimeve mbi Tiranë. Po kështu është shtyrë edhe zbritja e avionit të kompanisë ADA AIR, i cili kishte në bord ekipin tonë kombëtar që luajti në Letoni dhe grupin e gazetarëve që i shoqëroi ne Riga./tvklan.al