Durrës, Hepatiti A – (29 Prill 1999)


Durrës, Hepatiti A – (29 Prill 1999)

23:15 29/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Hepatiti A kërcënon Durrësin. Është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve në spital me sëmundjen e verdhzës. Ky numër gjatë tre muajve të para të vitit ka qenë 210 ndërsa vetëm gjatë muajit Prill ka rritur shifrën 55 të shtruar. Nga këta 43 prej tyre janë fëmijë. Ndërkohë mendohet që numri të jetë edhe më i madh pasi të shumtë janë ata që kurohen në shtëpi.

Hepatiti A shkaktohet sidomos nga papastërtitë si dhe nga pakujdesia në higjenën vetjake. Por fillesat e kësaj sëmundje dihen qartë që këto probleme ka pasur të herë pas hershme edhe uji i pijshëm që furnizon këtë qytet.

Megjithëse nga ana e qendrës së Shëndetit Publik të 15 pikat e këtij ujësjellësi kontrollohen çdo ditë shpesh herë ndërhyrjet dhe çarjet në tubacone krijojnë kontaminim të ujit. Po sipas mjekëve me këto shifra nuk mund të flitet për epidemic./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme