Bilanci i ndihmave për kosovarët – (29 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ushqimet dhe mallrat aq të përfolura të ardhura në ndihmë të familjeve kosovare, arrijnë të publikohen edhe subjektet të cilat kanë dhënë diçka nga fondi i tyre për ta. Madje këtë herë janë shënuar dhe artikujt që janë blerë me këto fonde. Tetë subjekte, përfshi edhe shoqatat janë ato që kanë dhënë kontributin e tyre për këta të ardhur.
Bashkia vë në dispozicion fondin më të madh prej 10 milion lekësh me të cilat janë blerë 4800 dyshekë dhe 200 jastëkë. Nga buxheti i shtetit janë përdorur dy milion lekë për rregullimin e ambjenteve të kampingjeve. Karitasi gjithashtu tre milion i cili ka rregulluar ambjentet e kampeve. UNHCR 8555 batanije të shpërndara në 3800 kampingje.
Fuafarma Tiranë ka shërbyer me 1710 kilogram ilaçe. Kisha dhe shoqatat i kanë mbajtur të ardhurit me ushqime, ndërsa qeveria ndihmon me 33 ton ushqime. Këto masa i kanë ardhur në ndihmë asaj pjese të popullsisë që ka humbur mjaft gjëra./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti