Ndihma për kosovarët, fillojnë shpërdarja e të ardhurave mujore (13 Maj 1999)


Ndihma për kosovarët, fillojnë shpërdarja e të ardhurave mujore (13 Maj 1999)

11:43 13/05/1999

Menjëherë pas urdhërit të përbashkët që ka nxjerrë Ministri i Pushtetit Lokal, Arben Demeti dhe Ministria e Financave për caktimin e kuotës ushqimore për trajtimin e të ardhurve nga Kosova, Bashkia mbledh kryetarët e njësive administrative për zbërthimin dhe zbatimin e këtij urdhëri. Kjo kuotë do të përdoret vetëm për fondet që i janë dhënë në dispozicion Pushteti Vendor dhe tek ata persona që nuk përfitojnë ndihma nga organizata joqeveritare.

Albert Brojka: Ndërsa ne kemi për detyrë vetëm të organizojmë punën që kjo ndihmë të shkojë atje ku duhet. Varet se si do të organizohet. Ne po përgatisim listat, pastaj varet nga Banka e Kursimeve që do ta shpërndaje nëse kjo do ta shpërndajë çdo javë, çdo muaj apo çdo dy javë.

Kryetari i Bashkisë apo i Komunave mbi bazën e listave apo personave që janë regjistrur, nxjerr urdhrin për trajtimin me ushqim. Pas nënshkrimit të kryetarëve të njësisë administritative të pagesës. këto do ti kalojnë Bashkisë ku do të ngrihet një grup kontrolli jo vetëm aty por dhe në Prefekturë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme