Lezhë, kampi i kosovarëve (13 Maj 1999)


Lezhë, kampi i kosovarëve (13 Maj 1999)

12:01 13/05/1999

Ka nisur të ndërtohet një kamping i ri për kosovarët pranë urës së Matit në fshatin Pllanë të Lezhës. Alarmi për ardhjet nga pikat veriore të kufirit kanë shtyrë në ndërtimin e shumë kampeve në veri të vendit pranë qyteteve kufitare. Ndërtimi i këtij kampi është marrë përsipër nga Kryqi i Kuq Danez. Kampi me kapacitet prej 6 mijë vetësh ka filluar të popullohet me të ardhurit e parë.

470 refugjatë janë vendosur në çadrat kushtet higjenike të të cilit janë tepër të kënaqshme. Janë vënë dushe, banjot dhe uji nuk mungon. Ushqimi këtu përballohet nga pala daneze. Problem mbetet mospasja e mjekëve dhe rojeve të kampit. Faza e dytë e do të mund të strehojë 10 mijë të ardhur kosovarë. Kampi në Lezhë është një ndër më të mirët të ndërtuar në veri të vendit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme