Policia, 5 mln lekë për kapjen e Fatmir Kolecaj
47-vjeçari akuzohet për vrasjen ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj
Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion për kapjen Fatmir Kolecajt. 47-vjeçari është autori i dyshuar i ngjarje së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Kodër Rrëshen të Mirditës, ku u ekzekutuan me armë zjarri në oborrin e shtëpisë Esmeralda dhe Vledison Filopati, motër e vëlla.
Kolecaj është ish-bashkëshorti i 36-vjeçares, me të cilën kishte 3 fëmijë. Ai është konfliktuar fillimisht me të dhe në sherr e sipër e ka qëlluar për vdekje, bashkë me të vëllain 34-vjeçar.
Vazhdon edhe mëngjesin e sotëm operacioni për kapjen e autorit.
Të angazhuara janë forcat RENEA, FNSH dhe policia e Lezhës që vijojnë kontrollet në territor dhe zonat ku dyshohet se fshihet autori.
Fatmir Kolecaj kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu ndërsa më herët kishte qenë i akuzuar për dhunë ndaj ish-bashkëshortes./tvklan.al