Fier, mbyllet pika e emergjencës për refugjatët (17 Maj 1999)
Mbyllet pika e emergjencës në Fier. Mjediset e Teatrit Bylis nuk do shërbejnë më si pikë pritje emergjence për kosovarët e ardhur në Fier. Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor e këtij rrethi ka nxjerrë një vendim për mbylljen e tij. Shkaku ka qënë marrja e masave parandaluese për përhapjen e ndonjë epidemie.
Që nga fluksi i parë e deri tani janë pritur me mijëra kosovarë të cilët më pas janë shpërndarë nëpër familje ose në kampingjet e ngritura. Edhe pse disa herë është bërë dezinfektimi përsëri ekzistojnë mundësitë e shndërrimit të një vatre infeksioni pasi aty banorët ambulantë nuk kanë kushte për kryerjen e nevojave të tyre.
Sipas drejtoreshës së këtij institucioni do të bëhet një herë zbrazja e ambjenteve nga të ardhurit pastaj do të kalohet në dezinfektimin e plotë. Kosovarët që do vijnë do shpërndahen menjëherë nëpër kampingje pa u stacionuar më aty./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj