Mbërrin në Elbasan delegacioni francez (17 Maj 1999)
Elbasani është një nga qytetet më me shumë papunësi në vend. Në Bashkinë e Elbasanit janë regjistruar afër 6 mijë familje të cilët ndodhen nën nivelin mesatar ekonomik. Pas mbylljes së Kombinatit Metalurgjik radhët e të papunëve u shtuan shumë. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit duke pranuar gjendjen, thotë se Bashkia do të mundohet t’a zbusë situatën por jo të zhdukë papunësinë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës ka vizituar Elbasanin.
Zhorzh Dese bashkë me delegacionin është takuar me përfaqësues të Pushtetit Lokal elbasanas të cilëve u ka transmetuar mbështetjen e shtetit francez. Ata kanë thënë se së shpejti do vijë në Shqipëri dhe Presidenti Francez Zhak Shirak. Dese tha se ndihmat do vazhdojnë dhe shtoi se investimet që po bëhen në Shqipëri për kosovarët, pjesa e çmontueshme më pas do të nisen për në Kosovë kur kosovarët të jenë rikthyer pas luftës./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj