Qyteti Magjik, kontenierët për refugjatët – (15 Maj 1999)


Qyteti Magjik, kontenierët për refugjatët – (15 Maj 1999)

19:49 15/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qyteti Magjik për pak vetë ndihet i tillë. Vërtet kushtet e jetesës janë më të mira se ato të çadrave por jo të gjithë e kanë atë fat që të jetojnë këtu. Mos pasja me shumicë e kontenierëve ka qenë për të gjithë të ardhurit, bëjnë që nga shumica e tyre që jetojnë në çadra të ëndërrojnë një të tillë.

Dy dhoma një korridorë dhe një banjë është e mjaftueshme duke sakrifikuar 14 vetë. Dy familje në një shtëpizë të vogël. Për ata që jetojnë aty janë mirë. Por jo çdo gjë shkon mirë, disa nga të ardhurit ankohen pasi vënë re që shtëpiza bosh ka, por është mjëftë e vështirë për tu future në to.

Miranda me familjen e saj dhe tre fëmijë në pritje të të katërtit halli e detyron të futet vjedhurazi nga dritarja e një kontenieri bosh. Por veç dy ditë ka jetuar këtu pasi do ta nxjerrin shpejtë për të hyrë dikush tjetër. Ndërsa kjo është një familje tjetër me të njëjtin fat që pret ta ndryshoj atë. Ky është qyteti magjik me njerëz të tillë por me histori të trishta./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme