Spitali i Shkodrës, refugjatët kosovarë – (16 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Spitali i Shkodrës ndodhet në gjendje të vështirë. Pas ardhjes së refugjatëve kosovarë në qytetin më të madh verior, spitali i tij ka mjaftë probleme dhe mangësira. Megjithatë mjekët shkodran janë munduar që me mjete që kanë të bëjnë të pamundurën për të sëmurët.
Aktualisht ilaçet e domosdoshme nuk mungojnë por ato nuk mund të zgjasin edhe për shumë kohë. Çdo ditë përveç pacientëve të shtruar kurohen rreth 15 të tjerë. Sipas mjekëve shkodran rastet e kosovarëve të sëmurë por dhe të plagosurve me armë zjarri ditët e fundit janë shtuar së fundmi.
Gjithashtu një simptomë që mjekët e spitalit të shkodrës po hasin gjithnjë e më shumë janë rastet e rënda të traumatizmave. Dhuna, torturat, humbja e të afërmëve kanë lënë shenja te kosovarët që mbeten të traumatizuar. Ndihma me medikamente dhe mjete të tjera mjeksore kanë dhënë disa shoqata të huaja ndër ta dhe ajo e “Mjekëve pa Kufi”./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj