Refugjatët kosovarë në Pulia – (16 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Brigjet e Pulias pre e refugjatëve kosovarë. Nata e mbrëmshme shënon zbarkimin jo vetëm të 200 kosovarëve por në përbërje të këtij grupi lundrues kishte romë, serb e malazesë të cilët janë zbuluar nga forcat e policisë në Pulia. Refugjatët kanë zbritur në Salerno në mënyrë të veçantë në zonën e Otrantos ku karabinierët kanë bllokuar 159 persona.
Pas udhëtimit të gjatë janë transportuar në qendrën e pritjes të Otrantos ku janë vizituar nga një ekip mjeksor. Vetë refugjatët tregojnë se ishin nisur nga Vlora me gomone drejtuar nga skafistë shqiptarë. Të cilëve ju janë detyruar të paguajnë 1500 marka për person.
41 refugjatë të tjerë janë bllokuar në zonën e Brindizit. 33 prej tyre janë ndaluar gjatë bregdetit. Të larguar nga flakët kosovarët gjithnjë e më shumë provojnë fatin e tyre nëpërmjet detit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti