Materniteti, fëmijët kosovarë – (16 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fëmijët kosovarë që kanë lindur në Tiranë sërisht do të mbajnë nënshtetësi jugosllave. Represioni serb i fund Marsit përveç dëbimeve, vrasjeve massive solli shpërnguljen e kosovarëve nga trojet e tyre, ku përveç dhimbjes u shoqërua edhe me lindje krijesash të pafajshme.
Të shumta janë nënat kosovare që u detyruan të lindin në Shqipëri, po të shumtë janë edhe fëmijët që vendlindja e tyre mban emrin Tiranë por nënshtetësia mbetet jugosllave dhe gjithë kjo do të zgjasë për aq kohë sa Kosova të jetë pjesë e Serbisë.
Sipas specialistëve jurist nënshtetësia ndryshon pas një qëndrimi tre vjeçar në shqipëri. Përsa kohë që lufta në Kosovë do të vazhdoj nuk ka alternativë tjetër, ndaj në pasaportat e tyre përveç amësisë, vendlindjes Tiranë do të shkruhet ende Jugosllavi./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti