Kofi Anan takimet në Shqipëri – (20 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pallati i Brigadave është kthyer sot në qendrën e takimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan. Dy orë para largimit Anan ka biseduar në takime të veçanta me presidentin Mejdani, kryeparlamentarin Gjinushi, e kryeministrin Majko. Në kushtet e krijuara u shpreh Presidenti Mejdani në takim, realizimi i një marrëveshje të mundshme duhet medeomos të kaloj nga një zgjidhje e ndërmjetëme. Sipas tij kjo zgjidhje kërkon vendosjen e autoritetit ndërkombëtar në Kosovë me bërthamë Naton të shtrirë në gjithë Kosovën.
Mejdani paralajmëroj se sektorizimi i kësaj force sipas disa përvojave të kaluara nuk mund të arrijë krijimin e një atmosfere sigurie për mundësinë e kthimit të të shpërngulurve në vatrat e tyre. Ndërkohë Anan u shpreh se miratimi i mundshëm i një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të krijojë sigurinë për kthimin e të shpërnulurve në shtëpitë e tyre në Kosovë.
Anan ka pranuar kërkesën e Mejdanit për prezencë më të madhe të organizmave të OKB-së në Shqipëri. OKB-ja theksoi Anan është plotësisht e angazhuar edhe për të mbështetur një plan rimëkëmbje jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin.
Në u shpreh Anan në takimin me kryeministrin Majko duhet të punojmë për gjetjen e një zgjidhje politike. Ndërkohë Majko është kundërpërgjigjur se qeveria shqiptare sheh me rezerva idetë për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit. Ne tha Majko konsiderojmë se gjidhja do të vij nga plotësimi i pesë kushteve të Natos duke mos e konsideruar Millosheviçin një faktor në bisedime.
Lufta që po zhvillohet aktualisht tha Majko kërkon patjetër një humbës. Kështu ndalimi i bombardimeve të Natos mbi objektivat ushtarake serbe do të sillte destabilizimin në Shqipëri dhe vendet fqinje ndaj dhe të janë të papranueshme për qeverinë shqiptare.
Rreth orës 17 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan është larguar nga Shqipëria./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego