Takimi Berisha – Thaçi, Speciale – (23 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryetari i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha dhe Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaçi, intervistat pas takimit.
Sali Berisha, Kryetari i PD:- “Partia Demokratike mbështet fuqishëm qendresën e UÇK-së, luftetarëve të saj dhe e konsideron atë si jetike. Partia Demokratike mbështet të gjitha përpjekjet dhe është e angazhuar në një përpjekje të fuqishme që përfaqesuesit institucionale, politike dhe ushtarake të Kosovës të punojnë së bashku për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e garantova zotin Thaçi se e mbështes atë fuqimisht si përfaqesues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asgjë s’mund ta lëkundë PD-në nga kjo mbështetje. Sikundër kërkova që në një procedurë të ulen së bashku, të krijojnë atë forum. Ne nuk kemi vërejtje personash ja u kam bërë të qartë une ju. Une vetëm se dua t’i shoh përfaqesuesit e bashkuar, kjo është një dëshirë, ju e dini që unë vazhdimisht po shkoj nëpër kampe dhe çfarë ndjej atje. Atje ndjej në shpirtin e tyre brengën që duan t’i shohin të bashkuar të gjithë dhe ky është një faktor. Faktori Ndërkombëtar i don të bashkuar, ne i duam të bashkuar dhe unë kam besim që do bashkohen dhe kemi ra dakort që të punojmë në këtë drejtim. E vërteta është që unë mund ta dini mirë se dhe dy vjet më parë unë jam shpreh për këtë bashkëpunim dhe kurrë nuk heq dorë nga ideja e këtij bashkëpunimi sepse ky bashkëpunim është interesi i Kosovës dhe për mua është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme kjo”.
Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës:- “Shumë me rëndësi takimi me zotin Berisha për të ardhmen e Levizjes Kombëtare, për unifikimin e saj. Më vjen mirë që zoti Berisha i jep një mbështetje të fuqishme luftës në Kosovë, organeve të cilat janë duke e udhëhequr luftën në Kosovë. Më vjen mirë që zoti Berisha është i gatshëm si gjithnjë të vazhdojë të punojë në unifikimin e faktorit politik dhe të ndikojë tek ata për t’u bashkuar me forcat të cilat janë duke organizuar dhe udhëhequr luftën dhe popullin në Kosovë. Po ashtu më vjen mirë shumë që zoti Berisha ka shprehur gadishmerinë për ta avancuar qëndrimin për të fuqizuar arritjen e Marreveshjes në Rambuje për bashkimin e faktoreve politikë në Kosovë, për funksionalizimin sa më të fuqishëm të organit ekzekutiv. Rugova ka vendin e vet në Levizjen Kombëtare. Gjithë shqiptarët me përjashtim të disave janë duke folur me një gjuhë. LDK ka vendin e vet në Qeveri dhe nuk ka nevojë për leshime. Pyetni zotin Rugova. Unifikimi i faktorit politik të Kosovës është arritur në Rambuje dhe marreveshja e arritur në Rambuje ku edhe vetë zoti Rugova ka nënshkruar është një bazë e mirë për tu avancuar fuqizimi i funksionalizimit të organeve ekzekutive të Kosovës. Përçarje nuk ka, ka dallime në konceptet”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame