Sejko: Kemi tregues të qëndrueshëm, edhe pse ekonomia u ngadalësua
Zhvillohen mbledhjet e konsistuencës të FMN dhe BB
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike në vitin 2019, treguesit financiarë të vendit flasin për një qëndrueshmëri, ku pagat janë rritur dhe papunësia ka rënë, ndërsa deficiti në buxhetin e shtetit është nën kontroll.
Sejko së bashku me Ministren e Financave, Anila Denaj, përfaqësuan Shqipërinë në Mbledhjen e Konstituencës në Athinë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Ai shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të reaguar me stimulin monetar në raste kur është e nevojshme nxitja e kreditimit, ndërsa aktualisht kjo politikë ka ulur normat e interesit të kredive dhe ka gjallëruar aktivitetin e kreditimit në vend.
Tv Klan