Elbasan, fëmijët kosovarë me aftësi të kufizuara – (23 Maj 1999)


Elbasan, fëmijët kosovarë me aftësi të kufizuara – (23 Maj 1999)

21:42 23/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fëmijët handikapat kosovarë do të rregjistrohen në shkolla. 87 fëmijë me aftësi të kufizuara me prapambetje mendore të shkollës “Thoma Kalefi” në Elbasan së shpejti do tju shtohen radhët me emra të rinj. Janë bashkëmoshatarët, vëllezrit dhe motrat kosovarë, që tani ndodhen të shpërndarë kudo nëpër qendra pritje, kampingje apo familje qytetarësh.

Është një inisiativë e drejtorisë së kësaj shkolle dhe drejtoreshës që është një kohësisht dhe kryetare e shoqatës së handikapatëve që ka menduar dhe për fëmijët handikapatë kosovarë. Si gjithë të tjerët edhe ne e përjetojmë dramën e këtyre fëmijëve thotë drejtoresha, për më tepër që ne jemi një institucion humanitar dhe fëmijë me prapambetje të tillë kanë nevojë për një trajtim të veçantë.

Drejtoria e kësaj shkolle ka bërë disa kërkime në qendrat e pritjes për grumbullimin e fëmijëve të tillë. Kemi menduar që gjatë verës diku në ambjentet e kampit të hapim një klasë të veçantë për këta fëmijë thotë drejtoresha./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme