Bllok bota, Itali Brigada e Kuqe, Kadafi – (23 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Italia trembet nga Brigadat e Kuqe. S’është thjesht vrasja e Massimo D’antonos, por është një rizgjim i Brigadave të Kuqe, i cili fillon me shënimet simbolike nëpër mure, ku ndër emrat e akuzuar është edhe ai i kryeministrit Italian D’alema, vazhdon me fashikuj të ndyshëm për të ardhur tek internet. Brigada e Kuqe Italiane tashmë ka në internet një adresë dhe ka mundësi të publikoj historinë e saj, paktet dhe marrveshjet.
Familjarët e Brigadave të Kuqe janë ata që duan të mbyllet sa më parë kapitulli. Xhovani Moro, djali i Aldo Moros, bën thirrje:- duhet ti harrojmë dhe ti mbyllim vitet e Brigadave të Kuqe.
“The Times”, gazeta prestigjoze britanike ka hapur faqen e parë sot me një artikull ku Kdafi, lideri Libian akuzohet direct për tragjedinë e Lokerbit, ku si pasojë e shpërthimit të një avioni amerikan në qiejt Skocez humbën jetën rreth 270 persona. Pas tratativave të Kadafit me politikën botërore më në fund lideri i Libanit pranoi ti dorëzonte dy agjentët e tij të akuzuar për vendosjen e bombës në avion në një bazë të Natos në Hollandë.
Por tani qeveria britanike zotëron dokumentat se ka qenë vetë Kadafi që ka dhënë urdhër për shpërthimin e avionit Panam, për tu hakmarrë ndaj bombardimeve që ju bënë Tripolit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori