Kukësi barazon me Teutën
Tirana është 4 pikë larg në krye
Kukësi barazoi 2 – 2 në fushën e Teutës dhe tani Tirana ka 4 pikë më shumë. Një sfidë ku fillimisht realizoi Kallaku për vendasit më pas Shkurtaj me golat e tij i dha avantazhin e përkohshëm Kukësit.
Në minutat shtesë ishte sërish Kallaku që realizoi për durrsakët, duke shpëtuar Teutën nga humbja. Skënderbeu fitoi në fund në takimin me Vllazninë.
Suksesi 1 – 0 i korçarëve u vendos me golin e Krasniqit në kohën shtesë. Fitore 2 – 0 për Laçin në fushën e Luftëtarit, ndërsa Flamurtari i mori pikë Bylisit në Ballsh në sfidën që u mbyll pa gola.
Në këtë takim Hidi goditi keq një 11-metërsh që mund t’i jepte fitoren mallakastriotëve.
Tv Klan