Rexhep Qosja intervistë – (24 Maj 1999)


Rexhep Qosja intervistë – (24 Maj 1999)

15:45 24/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me shkrimtarin dhe akademikun kosovar Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja:- “Më në fund bashkëpunimi i shkenctarëve të Kosovës me këtë Akademi është i vjetër dhe ky ishte një vazhdim i kontakteve me ta, bashkëpunim që do të jetë i gjithmonshëm, gjithnjë dhe më i thelluar”.

Gazetari:- A keni marrë sinjale positive nga zoti Rugova për të ardhur në Tiranë?

Rexhep Qosja:- “Për këtë duhet të pyesni zotin Rugova. Unë mendoj se duhet të merremi me çështjet e rëndësishme të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Nuk mendoj se kjo është një çështje e rëndësishme me të cilën duhet të merremi përditë”.

Gazetari:- Si e gjykoni ju idenë e zonjës Ollbrajt, për një Këshill Sigurimi për Kosovën?

Rexhep Qosja:- “Mendoj se është ide interesante. Mund të kemi edhe një Këshill Kombëtar të SIgurimit, i cili do të ishte organ vendim-marrës. Qeveria është organ ekzekutiv. Kësto dy organe, natyrisht mund të përplotësonin njëra-tjetrën dhe mund të ishin ato organe që i duhen sotë Kosovës në drejtimin e punëve tona”.

Gazetari:- Si do ti përgjigjeni ju akuzave të Baton Haxhiut për qëndrimin tuaj në Tiranë?

Rexhep Qosja:- “Nuk merrem me atë punë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme