Kryeministri Thaçi takon Milon – (25 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ngritja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Kosovës dhe pjesmarrja e LDK-së në qeverinë Thaçi do të jenë në qendër të takimit të afërt në Tiranë të liderëve kosovarë. Këto çështje janë diskutuar edhe në takimin e kryeministrit Kosovar Thaçi me ministrin e Jashtëm Paskal Milo.
Pas zyrtarizimit të lajmit për ardhjen e Ibrahim Rugovës pas tre ditësh në Tiranë, Thaçi është treguar i gatshëm të ulet në një tavolinë të përbashkët, për ti dhënë fund mosmarrveshjeve.
Përsa i përketë idesë për krijimin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Kosovës, ministri i Jashtëm Milo tha se ky organizëm do të ekulibronte institucionet në Kosovë për të organizuar zgjedhjet e lira në periudhën kalimtar pas përfundimit të konfliktit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame