Mbytet një femijë në Durrës – (25 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një fëmijë 10-vjeçar mbytet në plazhin e Golemit. Dje është shënuar viktima e parë e këtij prag sezoni veror në bregdetin durrsak. Vogëlushi Renald Isufi, nxënës i shkollës 8-vjeçare “Katër dëshmorët në Lushnje”, ndërsa ka qenë në piknik me klasën e tij ka humbur jetën dhe ka përfunduar në fund të detit. Dëshira e vogëlushit për tu freskuar në ujrat e Adriatikut e ka shtyrë atë të shkonte në thellësi.
Ai është veçuar nga shokët e tij dhe pas disa çastesh ka përfunduar në fund të detit. Valët e tij e kanë përpirë atë ndërkohë që shokët kanë lajmëruar mësuesen për ti dhënë ndihmë. Por pas kërkimeve nga disa banorë të zonës rreth orës 11 të paradites së djeshme është arritur të gjendet trupi i 10-vjeçarit nga Lushnja.
Pas veprimeve të para proceduriale u konkludua se vdekja ishte aksidentale. Akoma pa nisur mirë sezoni i plazhit në Durrës, tashmë rregjistrohët viktima e parë e përpir nga valët e detit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj