Spitali Ushtarak, kosovarët – (25 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Spitali Ushtarak në Tiranë, përveçse kuron ushtarakët shqiptarë kuron dhe të ardhurit nga lufta në Kosovë. Ky spital përballon çdo ditë fluksin e të plagosurve ushtarë të UÇK-së. 30-40 është numri i ushtarëve të plagosur që vijnë çdo ditë të transportuar me helikopter nga kufijtë verilindor shqiptarë.
Deri tani Spitali Ushtarak ka pritur rreth 700 raste ku 130 prej tyre mjekohen aktualisht në këtë spital. Ndërkohë çdo ditë 100 shtretër janë në dispozicion për çdo fluks të plagosurish. Aktualisht për tu mjekuar në këtë spital gjenden edhe ushtarët e plagosur në bazën e UÇK-së në Kosharë, bombarduar gabimisht nga Nato disa ditë më parë.
Ndërsa Spitali Ushtarak vazhdon të mjekojë ushtarët e UÇK-së mbështetja e shtetit shqiptarë vazhdon të mbetet jo institucionale./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego