Presidenti Mejdani emëron tre gjyqëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë (22 Maj 1999)
Presidenti Mejdani ka takuar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë të zgjedhur pak ditë më parë nga Parlamenti Shqiptar. Me dekret të veçantë Presidenti Mejdani ka zyrtarizuar sot emërimin e Nikoleta Kitës, Artan Hoxhës dhe Agron Lamaj në përbërje të Kasacionit Shqiptar. Mejdani ka përsëritur kërkesat e tij për një gjyqësor të pavarur dhe të pakorruptuar. Anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të reflektojnë imazhin sa më pozitiv për nivele më të ulëta të Sistemit Gjyqësor ka theksuar Mejdani./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame