Inaugurimi i Spitalit Ushtarak – (25 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pas një restaurimi rrënjësor rinis funksionimi qendra kombëtare, Ortopedi-Traumatologjike në Spitalin Ushtarak. Financuar nga komuniteti europian dhe realizuar nëpërmjet shoqatës humanitare “Handicap International”. Kjo qendër me ambjentet e saj komode do të ofroj 40 shtretër e shërbime të tjera.
Spitali Ushtarak u shpreh Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga në ceremoninë e përurimit, ka mbajtur barrën kryesore në përballimin e situatës emergjente. Ai ka siguruar se qeveria do të shoh mundësitë e modernizimit edhe për pavionët e tjerë të këtij spitali.
Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga pasi ka vizituar disa pavion të Spitalit Ushtarak, ka takuar edhe mjekët kosovarë që janë punësuar në këtë spital./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego