Masakra në Kosovë (22 Maj 1999)


Masakra në Kosovë (22 Maj 1999)

10:45 22/05/1999

Janë këto pamje të masakrës së Izbinicës e cila ka ndodhur më 28 Mars. Disa gra të mbijetuara tregojnë se serbët kanë vrarë 150 burra nga fshati. Pasi i kanë nxjerrë nga shtëpitë ata janë lenë dy ditë pa ngrënë dhe pa lëvizur nga fshati tregojnë ato. Më pas serbët morën të gjithë burrat e fshatit dhe i vranë ndërsa gratë dhe fëmijët i detyruan të ecnin pas traktorëve për t’u zhvendosur drejt kufirit. Disa gra që nuk mundën të ecnin dot i kanë vrarë, dëshmojnë të mbijetuarat e shumë masakrave të Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme