Zëdhënësi i Hagës në Tiranë – (25 Maj 1999)


Zëdhënësi i Hagës në Tiranë – (25 Maj 1999)

10:52 25/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjashtë vite mund të zgjasë procesi që do të çoj në Gjykatën e Hagës kasapin Millosheviç. Kështu ka deklaruar Poul Risli, zëdhënës për prokurorinë e Hagës për gazetarët. Ky proces përveçse i gjatë është dhe tronditës ka thënë Poul. Ai ka pohuar se ndihet i shokuar nga ato që ka mësuar por edhe i mbytur nga kërkesat e dëshmuesve.

Kur sinjalizohemi  për raste ka thënë zëdhënësi Poul, mundohemi të rrimë në kontakt me ta dhe synojmë gjithmonë tek saktësia. Por shifra për njerëzit e testuar ai nuk ka shfaqur për gazetarët, duke treguar vështirësinë e mbarimit të këtij procesi.

I pyetur drejtëpërsëdrejti për Millosheviçin ai ka anashkaluar pyetjes se në fillim ne mbledhim dëshmi dhe pastaj gjejmë përgjegjësit. Dy skuadra janë ato që po punojnë, një në shqipëri dhe tjetra në Maqedoni. Poul kakërkuar garanci personale për tu futur në Kosovë, sepse aty mblidhen më shumë dëshmi dhe njëkohësisht aty është dhe realiteti./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme