Mbledhja e Qeverisë dhe Kabineti Majko (22 Maj 1999)
Shqipëria forcon embargon ndaj Jugosllavisë. Ky ka qënë një nga vendimet më të fundit të qeverisë shqiptare sipas të cilit do të merren disa masa për zbatimin e embargos së naftës dhe produkteve të saj. Masa do të konsistojë në ndalimin absolut të çdo karburanti, pranë dhe cdo brezi kufitar me Jugosllavinë. Ndërkohë në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar dhe disa vendime të rëndësishme.
Kështu së shpejti do të realizohet faza e parë e kredisë italiane për rrjetin e ujit të pijshëm në kryeqytet si dhe do të rifillojë puna e komisionit për kthimin e pronave. Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur rritja në masën 10% për pagat e gjyqtarëve dhe ndihmës gjyqtarëve që nga fillimi i muajit Maj.
Po sot kabineti Majko ka organizuar dhe ceremoninë e largimit të Ministrit të Drejtësisë Thimio Kondi dhe emërimin e ri të tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego