Plazhi i Durrësit në prag katastrofe (22 Maj 1999)
Plazhi i Durrësit në prag katastrofe. Sezoni që po afron si dhe fundjavat e nxehta e gjen plazhin në një situatë tepër të vështirë. Nërkohë që pritet që numri i plazhistave pritet të jetë mbi 200 mijë dhe deri më tani asnjë nuk ka menduar për këtë. Pa llogaritur këtu zonën e rërës që është ngushtuar duke u ndërtuar mbi 4800 ndërtime pa leje dhe që këtë vit as që mendohet për pastrimin e tij.
Ndërkohë në plazhin e Durrësit ka dy vite që ambulanca është privatizuar dhe nuk ekziston më një e tillë por rruga e plazhit është kthyer në një problem për qarkullimin rrugor pasi një ditë kjo rrugë do të përballojë kalimin e mbi 50 mijë automjeteve ndërkohë që është një rrugë tejet e shkatërruar ças asnjë rrugë qarkullimi si dhe pa asnjë ndriçim.
Eksperienca e vitit të kaluar në verën e të cilit janë mbytur në këtë plazh mbi 7 persona shtron dhe nevojën e ngritjes së një ndihme të shpejtë. Ndërkohë që shumë skafe qëndrojnë të bllokuar në port kur do të jetë tepër imediate funksionimi i tyre si një ndihmë e shpejtë në plazhin e Durrësit gjatë muajve të nxehtë të verës./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj