Rudina Hajdari: Kam qenë viktimë e dhunës


Rudina Hajdari: Kam qenë viktimë e dhunës

12:54 02/03/2020

Liderja e opozitës së re Rudina Hajdari ka tronditur kolegët socialistë me deklaratën e saj se ka qenë viktimë e dhunës.

Deputetja u shpreh se edhe nëna e saj  mund të ketë qenë viktimë e dhunës në kohën e komunizimit.

“Në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Ku jemi sot? Çfarë po bëjmë ne ndaj dhunës ndaj grave? Kjo është një emergjencë kombëtare të dashur kolegë! Gratë sot nuk janë të mbrojtura. Nëna ime patjetër mund të ketë qenë viktimë e dhunës në një kohë kur ka jetuar në kohën e komunizmit. Unë kam qenë viktimë e dhunës. Po fëmija im s’duhet të jetë viktimë e dhunës. E dini pse? Unë të paktën i mora forcat sepse jetova në një vend si Amerika, ku më armatosi me të gjitha mjetet që unë të luftoj sot”, tha deputetja Hajdari.

Hajdari preku në fjalimin e saj edhe problemin e naftëtarëve në Ballsh, të cilët kanë prej muajsh pa u paguar.

Klan Plus






Të ngjashme