Pandeli Majko takim me FMN-në (22 Maj 1999)
Programi i të gjithë aksioneve të qeverisë që do të paraqitet ditët e ardhshme në FMN-në janë nënshkruar sot nga kryeministri Majko. E paraqitur nga Ministri i Financave Angjeli dhe Guvernatori Cani, letra e besimit ose intenti përbën një nga pikat e marrëveshjes . Ministri Financave Angjeli ka shpjeguar prioritetet konkrete të saj:
Anastas Angjeli: Miratimi i kësaj marrëveshje nga bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i hap rrugën që Shqipëria të ketë të drejtë të nënshkruajë dhe të vazhdojë zbatimin e marrëveshjeve sidomos financiare me Bankën Botërore, Bashkimin Europian dhe ajo që është më e rëndësishme pranimi i politikave ekonomike të qeverisë të përshkruara në këtë letër i jep mundësi dhe i hap rrugën të gjithë donatorëve për të mbështetur Shqipërinë me ndihma qoftë nga pikëpamja e mbështetjes buxhetore të bilancit të pagesave, qoftë dhe për financimin e projekteve të ndryshme./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego