Festivali i Serenatës Korçare (22 Maj 1999)


Festivali i Serenatës Korçare (22 Maj 1999)

13:01 22/05/1999

Në Korçë zhvillohet festivali i parë kombëtar i këngës së serenatës. Ky aktivitet i nisur mbrëmë dhe që do të vazhdojë për tre ditë rresht është ideuar nga shoqata e serenatës korçare dhe realizuar nga këngëtari i njohur Mihallaq Andrea. Në natën e parë të festivalit u kënduan 13 këngë ku po aq do të këndohen dhe sonte, ndërsa nesër 14 këngët e fundit.

Serenata korçare ka bashkuar në festivalin e parë kombëtarë të saj këngëtarë të rinj dhe të konsoliduar. Mihallaq Andrea, Gjergj Jorgaqi por dhe Ermira Kola kënduan serenatat në versionin e tyre të vjetër por dhe të riorkestruara. Në çdo natë do të zgjidhen tre këngët më të mira dhe do të shpallet dhe kënga fituese e Fest Serenatës ’99.

Shumë spektaktorë, artdashës të serenatave korçare kanë mbushur skenën e Pallatit të Kulturës në Korçë për të admiruar këngët dhe zërat e njohur që i kanë kënduar gjithmonë kësaj gjinie të muzikës sonë. Ne këtë festival ndodhen dhe kamerat e Tv Klan që do ta regjistrojnë atë të plotë dhe pas mbarimit të natës së tretë ky aktivitet do të transmetohet në ekranin e Tv Klan./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme