Meta takohet me ministrin kroat


Meta takohet me ministrin kroat

13:53 02/03/2020

Pak orë para manifestimit të organizuar prej tij, presidenti i republikës Ilir Meta priti në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Presidenti Meta e falenderoi për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një njoftim për shtyp thuhet se Meta e uroi ministrin për Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, si dhe theksoi se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria, dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues”, mësohet të ketë thënë gjatë takimit Presidenti Meta./tvklan.al






Të ngjashme