Sport futboll, UEFA Shqipëri-Norvegji – (26 Maj 1999)


Sport futboll, UEFA Shqipëri-Norvegji – (26 Maj 1999)

14:02 26/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përfundimisht komisioni task-forcë pranë UEFA-s e ka aprovuar zhvillimin në Tiranë të ndeshjeve për eliminatoret Euro 2000, ndërmjet Shqipërisë me Norvegjinë dhe Slloveninë. Zyrtarët e UEFA-s kanë konfirmuar zyrtarisht FSHF se është dhënë aprovimi final për këto dy takime ndërkombëtare, në rrezik për të mos u zhvilluar në Shqipëri nga situata e rëndë e krijuar.

Ndërkohë oraret e sfidave Shqipëri – Norvegji dhe Shqipëri – Slloveni që do të luhen më datë 5 e 9 Qershor kanë ndryshuar. Ato do të zhvillohen jo në mesditë po në mbrëmje. Ndeshja me përfaqësuesen e Norvegjisë do të zhvillohet në orën 18, ndërsa sfida me ekipet Shpresa U-21 do të luhet një ditë më parë në stadiumin “Selman Stermasi”.

Ndërkohë për takimet me Slloveninë mbetet interesant fakti se të dyja ndeshjet do të luhën brenda ditës së mërkurë, pra më datë 9 Qershor. Për 21-vjeçarët ajo do të zhvillohet paradite në stadiumin “Selman Stermasi”, pasi sllovenët do të largohen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Po në 9 Qershor në mbrëmje do të luajn në “Qemal Stafa” ekipet A./tvklan.al






Të ngjashme