Muçi, golashënuesi i ri bardheblu
Sulmuesi i ri që befasoi Partizanin në derbi
Ernest Muçi ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Tiranës në suksesin 5 – 1 në derbin me Partizanin.
Sulmuesi i cili mbush 19 vjeç pas 2 javësh, shënoi dy herë në kryesfidën e futbollit shqiptar edhe pse luajti si zëvendësues. Njëri nga golat befasoi të gjithë.
“Nuk i besova as vetë. Unë kam si synim të shënoj sa më shumë”.
Muçi po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë te bardheblutë, veçanërisht pas emërimit si trajner të Emanuel Egbo, i cili ka kthyer Tiranën konkurruese.
“Është një atmosferë e mirë, që nuk ka qenë vitet e fundit. Besojmë te titulli”.
Ernest Muçi ka shënuar 8 gola këtë sezon, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë është ndër më rezultativët te bardheblutë. Ai është një futbollist i rritur në akademinë e Tiranës, ku debutoi me ekipin e parë ku ishte vetëm 16 vjeç.
Tv Klan