Lajme nga bota, Poloni, Netanjahu, Marsi (28 Maj 1999)
Lajme nga bota: Bujqërit dhe fermerët polakë kanë nisur demonstrime të ashpra ndaj Qeverisë për uljen e çmimeve dhe taksave për artikujt që prodhojnë. Ata kanë bllokuar 41 rrugë ndërsa policia ka zhbllokuar vetëm 26. Negociatat kanë vazhduar por pa rezultate konkrete.
Netanjahu largohet nga politika izraelite. Dje ai ka dalë para elektoratit të tij dhe ka deklaruar se do ta lërë postin. Në këtë post do të jetë Ariel Sharon, ish Ministër i Jashtëm.
Anija e lëshuar muaj më parë ka fotografuar sipërfaqen e planetit të kuq. Brazdat dhe krateret e fotografuara lënë për të shpresuar për ekzistencën e ujit në Mars./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori