Hapet Instituti i Riedukimit në Vaqarr (28 Maj 1999)
Tiranës i shtohet institucionet e riedukimit. Reparti i dikurshëm ushtarak i shkatërruar prej vitesh në Vaqarr sherbeu për ngritjen e këtij instituti riedukues në periferi të Tiranës. Krerët e Ministrisë së Drejtësisë me në krye Thimio Kondin marrin pjesë në inaugurimin. Më pas Kondi i shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi kanë vizituar ambjentet e brendshme të burgut. Janë njohur me kushtet ku duket se asgjë nuk mungon. Kapaciteti i tij është 140 të izoluar.
Nesër do ë vijë pjesa e parë prej 20 vetësh të transferuar nga Lushnja. E veçanta e këtij burgu është se në përmbajtje të tij do ketë katër punonjës socialë, sociologë dhe psikologë, bibliotekë dhe rehabilitim ndërmjet librave fetare. Shqipëria bëhet me Institutin e shtatë riedukues, ku numri i të burgosurve arrin shifrën 990. Po kështu siç e pamë të boshatisur në inagurim do të kishim dëshirë të ishte dhe në vazhdim, sa më pak burgje por dhe më pak vuajtës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti