Socialistët Evropianë (28 Maj 1999)
Një “Po” e fortë për vendosjen e Millosheviçit para Gjyqit të Hagës ka ardhur dhe nga socialistët Evropianë të cilët janë mbledhur në Kongresin e tyre në Paris. Kanë folur në këtë kongres Bler, Dalema e të tjerë lider të Evropës. Kryeministri Italian Dalema ka deklaruar se akuza e ngritur nga Haga ndaj Millosheviçit është në evidencën e arsyeve dhe kushteve të krijuara.
Përdorimi i forcës ka thënë Shreder është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe në Rajonin e Kosovës. Evropa duhet të tregojë forcën e saj ka deklaruar kreu i Qeverisë Gjermane. Socialistët e Evropës janë krejtësisht krahas Prokurorisë së Hagës në akuzat e saj ndaj Millosheviçit për krime ndaj njerëzimit në Kosovë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori