Incident në kufi (28 Maj 1999)


Incident në kufi (28 Maj 1999)

13:16 28/05/1999

Pas orës 10 të mbrëmjes dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë vazhduar bombardimet me artileri dhe armë automatike në territorin shqiptar. Sipas zëdhënësit të Komisariatit të Policisë, bombardimet në zonën e Pogajt nga serbët bëhen në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të marrë nga UÇK-ja në këtë zonë.

Burime nga UÇK-ja bëjnë të ditur se vetëm gjatë një beteje dy ditë më parë janë vrarë mbi 20 ushtarë serbë. Luftime intensive janë zhvilluar edhe pranë pikës kufitare të Morinës. Në luftim është përfshirë dhe territori shqiptar ku deri tani kryesisht në fshatin Pogaj kanë rënë 15 goditje murtaje. Ndërkohë brezi kufitar është përforcuar nga trupat e Divizionit të Dytë të Këmbësorisë të Kukësit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme