Takimi mes Bujar Bukoshit dhe Pandeli Majkos (28 Maj 1999)
Një ditë pas dështimit të takimit Thaçi-Rugova në Paris, Kryeministri kosovar në mërgim Bujar Bukoshi është takuar sot me Kryeministrin Pandeli Majko.Në takimin me dyer të mbyllura Bukoshi ka këmbëngulur të ruhet përfaqësimi i arritur nga kosovarët në takimet e Rambujesë.
Bukoshi ka vlerësuar si pozitive idenë e Kryeministrit Majko për një tryezë të përbashkët të faktorëve ushtarake e politike të Kosovës për krijimin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Pas daljes së Rugovës nga Beogradi, Bukoshi është përpjekur të ripozicionohet në politikën kosovare duke bërë thirrje për një platformë të përbashkët rreth pozicionit politik të shqiptarëve të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame