PD krijon fraksione – (27 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fraksion brenda Partisë Demokratike. Ish-kryetari demokrat Tritan Shehu ka shprehur sot idenë e krijimit të një grupimi oponent brenda Partisë Demokratike duke shkelur kështu të gjitha vendimet. Veprimi i parë i këtij fraksioni pikërisht një ditë para heqjes së mandateve do të jetë sipas Shehut rikthimi në parlament.
Tritan Shehu, deputet i PD:- “Ka qenë i gabuar vendimi që u mor për daljen nga parlamenti. Unë këtë e kam thënë dhe kam votuar kundër këtij vendimi qysh në fillim, aq më shumë sot me problemet që shtrohen, me problemet kombëtare. Në një kohë kur ne kërkojmë që të mblidhen gjithë parlamentet e botës për të na përkrahur ne, është e domosdoshme që ne të dimë te japim imazh që ne shqiptarët dimë të bashkohemi midis nesh. Nuk është problemi për të formuar një grup për të hyrë në parlament apo jo. Problemi është për të krijuar brenda Partisë Demokratike atë që është shumë e rëndësishme në të fraksionin brenda Partisë Demokratike. Fraksione të njerëzve të cilët mendojnë që disa gjëra duhen lëshuar nga linja e imponuar deri më sot nga udheheqja më e lartë e PD-së, gjithë masës së saj, gjithë bazës së saj”.
Ndërkohë Berisha ka deklaruar hapat e mëtejshme të Partisë Demokratike në rastin e heqjes së mandateve të deputetëve.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Ka një vendim përfundimtar të Partisë për këtë problem dhe procedurat i ka qartësuar Partia, por në rast se merret ai vendim, do të ketë zgjedhje të reja, ne e lamë çështjen e zgjedhjeve, të zgjidhim problemin e vëllezërve tanë të ardhur, por pastaj në rast se na imponojnë i zgjidhim të dyja pa e njohur ata shkojmë drejt zgjedhjeve”.
Ndërsa lideri demokrat Berisha, faktit të rikthimit të deputetëve në parlament i ka vënë përball vendimin e fundit të Këshillit Kombëtar ku pengohen inisiativat individuale Shehu u shpreh.
Tritan Shehu, deputet i PD:- “Unë jam njeri i lirë dhe të mendosh të mund të trembesh tjetrin sot me gogola përjashtimesh apo me gogola të tjera mua më duket absurde”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego