Mit’hat Havari për shkarkimin – (27 Maj 1999)


Mit’hat Havari për shkarkimin – (27 Maj 1999)

16:26 27/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari. Havari flet për shkarkimin e tij.

Mit’hat Havari, Drejtori i Policisë së Tiranës:- “Ka 2-3 ditë ndoshta që flitet në një farë mënyrë, në menyrë të tërthortë. Në fakt unë them që mua nuk më levizën gazetarët nga detyra. Unë kam një ministër është një Ministri e tërë. Unë dua të them të deklaroj që në këto 4 muaj që drejtoj këtë Drejtori Policie nuk jam thirrur asnjëherë në raport të këshillohem qoftë edhe për rastin më të vogël apo të më tërhiqet vëmendje për probleme që nuk shkojnë mirë e të tjera. Ka dy arsye. Ose eprorët e mi kanë parë që s’ka patur vend për këshillime, s’ka patur vend për të më tërhequr vëmendjen ose nuk e kanë parë të arsyeshme. Por unë mendoj është kjo e para. Që unë kam punuar me përkushtim për 4 muaj rresht bashkë me stafin tim mbi 16 orë në ditë. Ndoshta gazetarët që kanë bërë shkrimin sot vijne vërdallë rrugëve të Tiranës, marrin ndonjë llaf dhe e shkruajnë aty dhe pastaj shkojnë të flenë gjumë të qetë. Kurse unë bashkë me njerëzit që punoj gati çdo natë me zë ora 1 e natës në shteëpi. Punë të përditshme sistematike në shërbim të njerëzve të thjeshtë, në shërbim të popullit për t’i kthyer atij rend e qetësi publike. Për t’ju kundërvënë atyre llafeve boshe që policia heq makina mbi
trotuare. Natyrisht edhe kjo është pjesë e punës së policisë që do të heq makinat mbi trotuare se do kalojnë njerëzit. Dhe nëqoftëse ata e quajnë dissukses heqjen e makinave mbi trotuare, nëqoftëse quajnë dissukses që në katër muaj, të paktën 3 muaj që popullsia e Tiranës është shtuar rreth 15 përqind, janë rreth 100 mijë kosovarë, nuk ka ndodhur asnjë incident. Dhe duan që të ndodhë me zor incident, të ketë krime, të ketë vrasje, është prapë problemi i tyre. Nëqoftese quajnë dissukses që në këto 4 muaj janë arrestuar dhjetera persona shumë të kërkuara, të akuzuar për vrasje që kanë
patur gati urdhërarrestin. Vetëm dy javët e fundit janë arrestuar rreth 15 veta. Unë nuk jam nga ata që tërhiqem, ta dinë mirë secili. Mua më leviz shteti kur unë të jem një zyrtar i korruptuar, i pandershëm, të mos u shërbej halleve të popullit, të mos zgjidh problemet e tyre. Por unë jam i bindur që Ministria e Brendshme nuk është një magazinë patatesh që mund të dëgjojë opinionet e njerit e tjetrit./tvklan.al






Të ngjashme